Deri më 28 shkurt, kanë humbur jetën 18 persona në aksidente rrugore, ose 33.3% më pak se në dy muajt e parë të vitit 2023 (në dymujorin e parë vjet, humbën jetën 27 persona në aksidente rrugore). Kjo ulje 33.3% e vdekjeve rrugore është në vazhdën e uljes drastike të vdekshmërisë rrugore gjatë dekadës së fundit.
Kështu, vdekjet rrugore pothuaj janë përgjysmuar gjatë kësaj dekade, teksa pritej probabilisht që ato të shtoheshin – sepse automjetet me targa shqiptare janë dyfishuar dhe hyrjet e automjeteve me targa të huaja janë trefishuar nga 2013-ta deri më 2023.
Një ndërthurje e shifrave të mësipërme na jep për 2023-shin një indeks vdekshmërie rrugore (vdekje për qindmijë mjete në qarkullim) plot 67% më të ulët se më 2013 – për çdo qindmijë mjete në qarkullim, vjet ndodhën 43 vdekje më pak se sa më 2013 (shihni Grafikun 1).
Para një dekade, ne ishim baraz për këtë indeks me fqinjin tonë të ngjashëm, Malin e Zi. Ndërsa më 2023 iu afruam mesatares së Bashkimit Europian (shihni Grafikun 2). Që të barazohemi me BE-në tek indeksi i vdekshmërisë rrugore, duhet të ulim në vijim vdekjet ndër kalimtarë, biçiklistë e motoçiklistë.

 

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: