Vala e dorëheqjeve në bashkitë e qarkut Korçë vijon të zgjerohet. Pas largimit të gjashtë kryetarëve të njësive administrative në Korçë dhe tre të tjerëve në Kolonjë, katër administratorë të Bashkisë Devoll kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre ditën e sotme.

Dorëheqjet vijnë në vijim të një klime riorganizimi administrativ, e cila nisi pas ultimatumit publik të kryeministrit Edi Rama për reformim dhe përgjegjësi në nivelet vendore.

Ndërkohë, në Bashkinë e Kolonjës, edhe pse në fillim të korrikut u organizua një retreat që solli disa lëvizje në nivel drejtorësh, nuk ka pasur më riorganizime të reja ditët e fundit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb