Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në zonën e Abazajt të Krujës, ku flakët janë përhapur gjatë orëve të fundit.
Për shuarjen e zjarrit, mëngjesin e sotëm janë angazhuar dy helikopterë, të cilët po ndërhyjnë nga ajri, ndërsa në terren vijojnë operacionet e forcave të angazhuara me mjete rrethanore.
Situata po monitorohet nga autoritetet, ndërsa puna vijon për izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve.
