Pukë, vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në malin e Tërbunit. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej 20 hektarësh me pisha dhe ahe.

Gazetari Armir Mehaj raportoi për “BalkanWeb” se të angazhuar në operacion për shuarjen e flakëve janë forcat zjarrfikëse, punonjës të pyjores dhe shërbimet publike.

Në ndihmë sot kanë mbërritur dhe 100 forca të ushtrisë. Dy helikopterë pritet të vijojnë dhe sot fluturime për hedhjen e ujit. Zjarri në malin e Tërbunit, dyshohet se u shkaktua qëllimisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb