Sulmuesi i Vllaznisë, Bekim Balaj tregoi këndvështrimin e tij para ndeshjes ndaj Vikingur në Conference League

“Normalisht ndeshje e rëndësishme, arritëm të kalojmë turin e parë. Me vështirësitë e veta, kthehemi në Shkodër dhe “Loro Boriçi”. Besoj edhe mbështetja e tifozëve do jetë shtysë më e madhe për ne dhe shpresoj t’ia dalim me sukses.

Kualifikimi rrit entuziazmin, besimin. Ne e kishim besimin dhe pse morëm rezultat që nuk na favorizoi ndeshjen e parë. Besimi ishte i madh, e treguam në ndeshjen e dytë dhe arritëm ta kthejmë.

Normalisht kundërshtar tjetër, cilësitë dihen. Vijnë në mes sezoni, janë aktiv me ritëm dhe minuta e ndeshje, ndoshta kjo është pjesë që i favorizon në krahasim me ne. Kemi forcë dhe besimi i çunave është i madh, do provojmë çdo gjë për t’u kualifikuar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb