Një nga emisionet më të dashura të mëngjesit për publikun shqiptar, “Vila24”, u rikthye këtë të hënë në ekranin e News24, më e freskët dhe më dinamike se kurrë më parë.

Moderatorja karizmatike Anila Çela, së bashku me bashkëpunëtorët e saj, e niswn me energji tw reja sezonin e ri në një studio moderne, të kuruar deri në detaj, me ngjyra të ngrohta dhe atmosferë mikpritëse, e cila krijon një lidhje më të afërt dhe më të sinqertë me publikun.

Por risi nuk janë vetëm ambientet. “Vila24” vjen këtë sezon me një strukturë tërësisht të pasuruar, duke sjellë rubrika të reja dhe përmbajtje të shumëllojshme, të përshtatura për çdo grupmoshë dhe interes. Emisioni transmetohet çdo ditë të javës, nga ora 09:00 deri në 11:00, dhe synon të ofrojë një përvojë televizive argëtuese, edukative dhe inspiruese.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Këtë të hënë, në rubrikën e gatimit, kuzhinierja Katerina përgatiti disa receta të shijshme, ndërsa më pas, në këndin e intervistave, mysafire ishte farmacistja Zamira Brahushi – një grua e mbuluar me histori frymëzuese. Ajo ndau me publikun betejën personale me depresionin, rrugëtimin drejt shërimit, paragjykimet në jetën në çift, përditshmërinë jashtë profesionit dhe mënyrën si i përdor rrjetet sociale për të përcjellë mesazhe pozitive.

Gjithashtu, një tjetër moment i veçantë ishte pjesëmarrja e dy boksierëve të rinj shqiptarë, Endi Balza dhe Kevin Demneri, të cilët folën për sfidat dhe vështirësitë me të cilat përballen në karrierën sportive, si dhe për mënyrat e menaxhimit të aspektit financiar në rrugëtimin e tyre drejt suksesit.

Ky ishte vetëm fillimi i një sezoni të gjatë dhe të mbushur me surpriza.
Ndër rubrikat e përditshme spikasin ajo e gatimit, ku receta të shijshme përgatiten live në studio nga kuzhinierja e shtëpisë Katerina dhe të ftuar specialë. Gjithashtu, emisioni sjell intervista me figura të njohura të jetës publike, diskutime mbi tema sociale dhe problematika të aktualitetit, reportazhe nga jeta e përditshme dhe histori që vijnë drejtpërdrejt nga terreni. Rubrika të dedikuara shëndetit, fëmijëve, amvisave dhe mirëqenies fizike e mendore pasurojnë më tej përmbajtjen e “Vilës”. Nuk mungon as ndërveprimi me shikuesit përmes lojërave argëtuese dhe surprizave të këndshme, duke e bërë këtë program një shoqërues ideal për mëngjesin.

Stafi i “Vila24” punon çdo ditë me përkushtim dhe pasion për të sjellë te publiku materiale dhe rubrika gjithnjë e më cilësore, për një mëngjes të këndshëm, të qetë dhe të mbushur me energji pozitive.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: