Në emisionin Open në News24 është diskutuar mbrëmjen e sotme mbi minimumin jetik. Shqipëria është një vend që nuk e ka të përcaktuar me ligj minimumin jetik, ndërsa PD ka depozituar në Kuvend një nismë ku propozon që niveli i minimumit jetik të jetë 200 euro në muaj.

Vilma Shurdha, komisionere nga Avokati i Popullit, duke folur në emisionin “Open” në News24, tha se në vitin 2020 kemi publikuar një raport, mbi bazën e përllogaritjeve të 2019, që bazohej në metodologjinë e varfërisë absolute, dhe kemi llogaritur që në atë kohë ishte mbi 17 mijë lekë në muaj. Shurdha tha se nëse indeksojmë këtë shumë sot, do të kishim një vlerë prej 21 mijë lekë në muaj për person.

Duke folur për minimumin jetik, ajo vuri theksin në atë se shtresat vunerabël po përjashtohen nga shoqëria pikërisht për shkak të varfërisë.

Shurdha u shpreh se në bazë mujore, referuar kohës kur ne si institucion kemi bërë përllogaritjet tona, kufiri i varfërisë ushqimore ishte 74 mijë lekë dhe jo ushqimore mbi 100 mijë lekë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb