Aktori i famshëm ka njoftuar lindjen e fëmijës së tij të tretë. Aktori i filmit “Fast and Furious” dhe e dashura e tij Paloma Jimenez mirëpritën lindjen e fëmijës së tyre të tretë, më 16 mars.
Diesel ka shpërndarë lajmin në Facebook, përmes tekstit të këngës së Louis Armstrong, “What a Wonderful World”. Aktori nuk ka marrë pjesë në premierën e filmit “Fast and Furious 7” në South, për shkak të shtatzënisë.
Diesel dhe Jimenez së bashku kanë edhe dy fëmijë të tjere, vajzën 6 vjeçare, Hania, dhe djalin 4 vjeç, Vincent.
(er.cu/BalkanWeb)
