Vinicius Junior është i vetëdijshëm se nënshkrimi i Eden Hazard mund të kufizojë minutat e tij në Real Madrid sezonin e ardhshëm, por braziliani nuk është shumë i zhgënjyer nga ky transferim. Zinedine Zidane ka treguar se ai beson që i riu do të jetë pjesë e ekipit të tij në sezonin e ardhshëm, por minutat do të jetë më të pakta.

” Arritja e Hazard e bën më të vështirë për mua të luaj”, ka thënë Vinicius në një intervistë për ‘Globoesporte’. Në një periudhë të shkurtër në Spanjë, djaloshi brazilian ka përparuar shumë, edhe pse ai ende është në progres e sipër.

“Kur arrita unë isha një lojtar krejtësisht i ndryshëm”, tha ai. “Kam mësuar shumë nga stafi këtu dhe nga çdo trajner. “Unë kam evoluar taktikisht dhe e humbas topin më pak. Unë jam më i qetë kur luaj”, shtoi braziliani.

Atmosfera në trajnim te Los Blancos  është konkurruese, gjë që e ka ndihmuar brazilianin të përmirësojë veten.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb