Makth për Jose Mourinho-n “engjëll” për Arbeloa-n. Vinicius jr merr prej dore Realin duke i dhuruar një biletë për në fazën e 1/8 në Champions, çdo përfundim tjetër do të ishte një dështim i madh për gjigandët spanjoll. Pa “Specialin” në stol, Benfika e kishte të vështirë të vinte në jetë një tjetër mrekulli edhe pse portugezët trembën jo pak pasi ishin të parët që kaluan në avantazh me Rafa Silva-n që në minutën e 14-të. Festa nuk zgjati shumë pasi dy minuta më vonë, Tchouameni finalizoi me shumë klas një aksion të bukur ofensivë. Ky ishte goli i tij i parë në Champions.
Reali gjeti edhe golin e dytë me Arda Guler, por me ndihmën e sistemit VAR gjyqtari anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje. Fraksioni i dytë ishte edhe më i bukur, me Benfikën që u përpoq të qëndronte në lojë, por për të mbyllur llogaritë mendoi Vinicius jr. Në minutën e 80-të, braziliani u shkëput shpejt dhe me një goditje të saktë përmbysi rezultatin duke bërë që “Bernabeu” të shpërthente në festë.
Me rezultatin e përgjithshëm 3-1, Reali kalon më tej në Champions. Arbeloa kapet fort pas rezultatin, por është i vetëdijshëm se duhet të përmirësojnë pasi edhe një herë shfaqen luhatje të forta brenda 90 minuta. Sigurisht nuk mund të mungonte dhe një koment për Vinicius:
“Jam shumë i lumtur për golin që shënoi, e meriton sepse po kalon një formë shumë të mirë. Pa Mbappe, ai është edhe më i rëndësishëm, jam shumë i kënaqur për të, mendoj se e meriton plotësisht”, u shpreh Arbeloa.
