Teksa sot u caktua masa ‘arrest me burg’ për 39-vjeçaren Viola Sterjo, ish-drejtoresha e Mjedisit në Bashkinë e Tiranës, familjarët e saj kanë qenë në ambientet e gjykatës e Korçës.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazetarja Lorena Kodra për BalkanWeb, dëgjohen familjarët e saj që tentojnë ta përshëndesin.

Sterjo, e cila në sallën e gjyqit nuk ka pranuar asnjë prej akuzave, pasi ndaj saj rëndon akuza për veprën penale “Mashtrimi”. Ajo dyshohet se ka mashtruar gjithsej 5 subjekte, ndërsa sot u paraqit në sallën e gjyqit me kapuç, për t’i shpëtuar syrit të medias.


(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: