Gjatë emisionit ‘Top Show’ është folur dhe diskutuar për mundësitë e VIP-ave shqiptarë si dhe për jetën luksoze që ata bëjnë. Kryeredaktori i revistës ‘Who’ Eraldo Rexho ka diskutuar me Armand Pezën për mundësinë që kanë VIP-at shqiptarë për të blerë rroba të shtrenjta. Rexho ka thënë se ndodh shpesh që personazhet të marrin fustane borxh për të shkuar në festa të ndryshme.
‘Ka edhe veshje të shtrenjta që kushtojnë 5000 euro’- ka thënë ai, duke përmendur një personazh të Show Bizit në Kosovë, por pa specifikuar emër.
(d.d/BalkanWeb)
