Në Programin e Drekës në News 24 ishin të ftuar mjekë, që folën për virozat e stinës.

Mjeku Gentian Stroni deklaroi se në qarkullim është gripi i tipit A dhe ai B. Ai tha se në qarkullim është edhe koronavirusi.

Gentian Stroni, mjek infeksionist: Virozat e stinës sjellin probleme respiratore. Qarkullon gripi i tipit A dhe B e nëntipet e tyre. Janë disa viruse që ndikojnë në traktin respirator.

Kur themi që m’u rikthye gripi, është se ka shtame të ndryshme. Duke qenë se njerëzit rrinë afër njëri-tjetrit, gripi përhapet më lehtë. Në qarkullim është edhe Covid-i.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb