Krahas akuzave për ngjarjen në ish-bllok, Ervis Martinaj është nën hetim edhe për vepra të tjera penale, si pastrim patrash apo evazion fiskal në biznesin e tij të lojërave të fatit. Në dosjen hetimore, që siguron “BalkanWeb”, rezulton se ndaj 36 vjecarit, dy muaj para ngjarjes në Bllok, konkretisht në 14 gusht, Prokuroria ka proceduar me regjistrimin e procedimit penal Nr. 6980, pas dyshimeve se pasuria e tij është e pajustifikuar me të ardhura të ligjshme.

“Nga aktet e procedimit penal deri në këtë moment procedurial rezulton se shtetasi Ervis Martinaj prej vitit 2009 dhe në vijim ka blerë pasuri në vlera të konsiderueshme. Mënyra e shlyerjes është CASH, burimi i të ardhurave është i papërcaktuar dhe nuk mund të justifikohet me burimet e ligjshme që ka ky shtetas.” – thuhet në dosjen hetimore.
Martunaj Dok
Në përfundim të analizës së kryer në sistemin tatimor, Prokuroria ka dalë në përfundimin se të ardhurat totale të përfituara nga bizneset prej vitit 2012 dhe në vijim nga ky shtetas janë në vlerën 2.382.900 lekë që i përkasin të ardhurave vetëm nga pagat pasi shoqëritë janë me rezultate negative dhe për këtë arsye nuk kanë shpërndarë asnjëherë dividend për ortakun e shoqërisë.

Bazuar në kontratat noteriale, në dosjen hetimore të prokurorisë rezulton se 36-vjecari prej vitit 2009 dhe në vijim ka blerë pasuri sipas kontratave të raportuara në vlerën 85.000 Euro nga të cilat 50.000 Euro janë financuar me qira financiare dhe 25.116.909 lekë. Mënyra e shlyerjes është CASH dhe burimi i të ardhurave është i papërcaktuar dhe nuk mund të justifikohet me burimet e ligjshme që ka ky shtetas të cilat janë analizuar nga ana juaj. “Ky shtetas ka kyer edhe disa shitje automjetesh dhe kuotash të shoqërive  të cilat janë në një vlerë totale të përafërt 50.000 Euro dhe 14.600.000Lekë. Të gjitha këto shuma janë të shlyera jashtë zyrës noteriale dhe në CASH duke e shmangur sistemin bankar. Pjesë e hetimit të prokurorisë janë edhe të dhënat bankare të Martinajt, rezulton se ka transaksione bankare në vlera të konsiderueshme të cilat nuk kanë asnjë justifikim për burimin. Një pjesë e këtyre të ardhurave është tërhequr në CASH nga ana e 36-vjecarit dhe nuk dihet qëllimi për të cilat janë përdorur këto tërheqje.” thuhet ne dosje.

Po ashtu në dosjen hetimore thuhet se nga veprimet e kryera deri në këtë moment procedurial ka dyshime të bazuara në akte se Ervis Martinaj është i pajisur me një tjetër pasaportë si shtetas kosovar me emrin Admir Koca, të cilën e ka përdorur edhe për të dalë jashtë kufijve të Shqipërisë, dokumentuar me printim nga sistemi TIMS.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb