“Ma thuaj kur të të vijnë lekët” ose “Më dërgo kodin e dërgesave në postë” – janë fraza që do t’i dëgjojmë gjithnjë e më rrallë. Këto dhe të ngjashme, që i kemi dëgjuar apo thënë me dhjetëra herë, së shpejti do të mbeten në të kaluarën. Jo sepse nuk dërgojmë apo marrim më para, por sepse mënyra si e bëjmë këtë po ndryshon në mënyrë drastike. Po bëhet më e shpejtë, më e thjeshtë dhe më e sigurt. Falë lançimit të shërbimit Visa Direct në tregun shqiptar, dërgimi i parave do të jetë po aq i lehtë sa dërgimi i një mesazhi. Mjafton një numër telefoni ose numri i kartës bankare, disa klikime në aplikacionin mobil të bankës suaj dhe paratë janë aty ku duhet – në kohë reale.
Midis realitetit digjital dhe zakoneve analoge
Në epokën ku jetojmë, pagesat janë bërë tashmë digjitale – por transferimi i parave midis individëve, të paktën në rajon, shpesh ende përfshin elemente të vjetër. Njerëzit ende presin, kontrollojnë gjendjen, shkëmbejnë kode dhe shkruajnë numra reference. Pse ndodh kjo? Për disa për shkak të zakonit, dhe për disa të tjerë sepse zgjidhje si Visa Direct nuk kanë qenë gjerësisht të disponueshme deri tani.
Në Shqipëri, mbi 63% e të rriturve kanë akses në internet dhe sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, numri i përdoruesve të bankingut online dhe mobil është rritur me mbi 20% vetëm gjatë vitit 2024. Megjithatë, transaksionet e përditshme – ato mes miqve, familjarëve, kolegëve – shpesh vazhdojnë të mbështeten në para fizike apo metoda të ndërlikuara që kërkojnë kohë dhe angazhim shtesë. Pikërisht këtu hyn në skenë Visa Direct.
Si funksionon Visa Direct dhe pse ndryshon rregullat e lojës?
Visa Direct është një teknologji globale që mundëson transferimin e menjëhershëm të fondeve përmes numrit të kartës ose numrit të telefonit. Nuk ka pritje, nuk ka kode, nuk ka nevojë të shkosh fizikisht në bankë. Diferenca kryesore është shpejtësia – paratë mbërrijnë menjëherë. Imagjinoni këto situata: një mik ju pagoi darkën sepse ju nuk kishit para – ia ktheni menjëherë; një i afërm nga një qytet tjetër ka nevojë për ndihmë – paratë i mbërrijnë për disa sekonda; ndani shpenzimet për një dhuratë, udhëtim apo qira – secili paguan menjëherë, pa ndërlikime. Kjo nuk është më teknologjia e së ardhmes. Tashmë është realitet i përditshëm, i mundësuar për të gjithë.
Visa Direct sot lidh mbi 11 miliardë karta dhe llogari bankare, në më shumë se 160 valuta, në pothuajse çdo kontinent.
Përveç shpejtësisë, përfitimet e tjera të rëndësishme të këtij shërbimi janë siguria dhe thjeshtësia e përdorimit. Gjithçka ndodh përmes aplikacionit të bankës suaj, me siguri të plotë dhe mbështetje nga rrjeti VisaNet, i cili përpunon triliona transaksione çdo vit në mbi 200 shtete. Për përdoruesit, kjo do të thotë më pak pasiguri, më pak hapa të panevojshëm dhe më pak humbje kohe. Për ekonominë në tërësi, kjo do të thotë më pak varësi nga paratë fizike, më shumë transparencë dhe një dinamikë financiare më e shëndetshme.
Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm drejt digjitalizimit në vitet e fundit. Megjithatë, një pjesë e madhe e popullsisë ende mbështetet te paratë fizike. Visa Direct ka potencialin të ndryshojë këtë ekuilibër – sepse nuk ndryshon vetëm mënyrën si dërgojmë para, por edhe marrëdhënien tonë me to. Nga diçka që e presim dhe e ndjekim, në diçka që ecën me ne. Shpejt, sigurt, thjesht – pikërisht ashtu siç duhet të jetë.
(BalkanWeb)
