Antoine Griezmann realizoi dopietë ndaj Cadiz, duke e dërguar numrin e golave këtë edicion në kampionat në 13 të tillë. Në vitin e dytë pas rikthimit te Los Colchoneros, sulmuesi francez duket sikur ka gjetur veten, pasi ka asistuar 12 herë.
“Isha pak i zemëruar që nuk e mora çmimin si lojtari më i mirë i muajit prill. Po argëtohem shumë, kam shënuar pesë gola dhe bëmë një lojë të mirë.
Rekordi i golave të shënuar? Do të doja të më kujtonin për shumë vite, ishte një gol për mua. Nëse do të kishim reaguar më herët, ndoshta do të luftonim për titullin.
Duhet të shijojmë të tashmen dhe të vazhdojmë të punojmë siç po bëjmë, për të filluar përsëri vitin e ardhshëm nga e para” – Tha ai pas ndeshjes.
(BalkanWeb)
