TIRANE – Vitamina K luan një rol të rëndësishëm në qarkullimin e gjakut, duke parandaluar gjakderdhjen e tepërt. Ndryshe nga shumë vitamina të tjera, vitamina K nuk përdoret përgjithësisht si një shtojcë dietetike.
Vitamina K gjendet në lloje të ndryshme, ku dy më kryesoret janë vitamina K1 dhe vitamina K2. Vitamina K1 mund të sigurohet nga perimet e gjelbërta, ndërsa vitamina K2 gjendet më shumë tek mishi, djathi dhe vezët.
Vitamina K2 ka filluar të përdoret së fundmi për të trajtuar osteoporozën dhe për forcimin e kockave.
Masa parandaluese
Nivelet e ulëta të vitaminës K mund të rrisin rrezikun për gjakderdhje të pakontrolluar. Të rriturit zakonisht nuk kanë mungesë të vitaminës K, ndërsa tek të sapolindurit është më e zakonshme mungesa e saj shkruan Shendeti.
Edhe pse mungesa e vitaminës K nuk janë të zakonshme, mund të jeni në rrezik nëse:
– Keni një sëmundje që ndikon tek trakti digjestiv, si sëmundja Crohn ose sëmundja aktive celiake
– Merrni ilaçe që mund të ndërhyjnë tek absorbimi i vitaminës K.
– Konsumoni shumë alkool.
Sasia e rekomanduar e vitaminës K për të gjitha grupmoshat:
Grupmosha Sasia e rekomanduar
Fëmijët 0-6 muajsh 2 mikogramë/ditë
Fëmijët 7-12 muajsh 2.5 mikogramë/ditë
Fëmijët 1-3 30 mikogramë/ditë
Fëmijët 4-8 55 mikogramë/ditë
Fëmijët 9-13 60 mikogramë/ditë
Vajzat 14-18 75 mikogramë/ditë
Vajzat mbi 19 90 mikogramë/ditë
Gratë, shtatzëna ose ato që ushqejnë fëmijët me gji
(19-50)
Djemtë 14-18 75 mikogramë/ditë
Meshkujt mbi 19 120 mikogramë/ditë
Ushqimet e pasura me vitaminë K
1. Perimet si spinaqi, shpargu dhe brokoli.
2. Fasulet
3. Veza
4. Luleshtrydhet
5. Mishi
Kundërveprime të mundshme
Efektet anësore nga marrja e vitaminës K zakonisht janë të rralla.
Kundërveprime: Shumë ilaçe mund të ndërhyjnë tek efektet e vitaminës K. Këtu bëjnë pjesë edhe aspirina, antibiotikët, hollues gjaku, ilaçet për kancerin, kolesterolin e lartë etj.
Rreziqe: Nuk duhet të përdorni suplemente të vitaminës K vetëm nëse jua rekomandon mjeku. Njerëzit me probleme në zemër, mpiksje të gjakut dhe gjendje të tjera duhet të bëjnë kujdes me ushqimet e pasura me vitaminë K.
(er.cu/BalkanWeb)