Drejtori i kompanisë farmaceutike amerikane Pfizer në Britani dhe kreu i shoqatës së Industrisë farmaceutike britanike, Ben Osborn tha se në vitet e ardhshme mund të ketë nevojë për doza përforcuese të vaksinave kundër COVID-19.

Në një intervistë në përvjetorin e parë të fushatës së vaksinimit kundër COVID-19 të Britanisë, Osborn tha se “Shkenca dhe të dhënat na tregojnë se gjatë disa viteve të ardhshme do të kemi nevojë për një sasi të dozave përforcuese për popullatën tonë të moshës së rritur”.

Pas pyetjes se për sa kohë do të kenë njerëzit nevojë për dozat përforcuese, Osborn theksoi: “Është e vështirë të thuhet në aspektin e viteve të gjata, sepse askush nga ne nuk mund të parashikojë se si do të evoluojë virusi me kohën”.

Ai nënvizoi se nuk dihet ende nëse vaksinat do të jenë të nevojshme një në çdo 6 muaj apo një në vit.

Britani, 11 për qind e popullatës nuk ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19

Osborn tha se gjëja më e rëndësishme që duhet të bëhet aktualisht për të luftuar me variantin Omicron është marrja e vaksinave përforcuese tek të rriturit.

Pfizer është e gatshme të zhvillojë një vaksinë të re dhe të prodhojë doza graduale nëse është e nevojshme, tha Osborn duke shtuar se “Që të gjithë presim të dalin të dhënat e ndryshme nga sistemet shëndetësore dhe qeveritë nga e gjithë bota dhe jo vetëm nga Pfizer dhe BioNTech”.

Osborn vuri në dukje se Pfizer po përpiqet të kuptojë nivelin infektues të variantit të ri, nëse do të tejkalojë apo jo variantin Delta në Britani, efektin në shtrimet në spital dhe mbi vdekjet si dhe si ndikohet nga vaksina.

Në Britani ku programi i vaksinimit ka filluar më 8 dhjetor 2020, numri i personave që kanë marrë dozën e parë ka arritur në 51.138.245 ku 46.582.425 prej tyre kanë marrë edhe dozën e dytë.

Ndërsa rreth 6.4 milionë njerëz e cila përkon me rreth 11 për qind të popullatës së vendit nuk kanë marrë ende dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb