Viti i ri 2019 ka mbërritur së pari në Samoas, pastaj në Zelandër e Re, ku një spektakël me fishekzjarr i jep lamtumirën 2018 duke përshëndetur vitin e ri 2019.
Prej vitesh tashmë ishulli i vogël i Samoas, me më pak se 200 mijë banorë, është i pari që çel festimet dhe kjo në kohen kur zgjodhi që ta kapercente kufirin e datës së Paqësorit, duke e çuar 24 orë përpara.
Fishekzjarret për të mirëpritur në Vitin e Ri shpërthyen mbi kryeqytetin samoan, Apia për vendasit dhe turistët, të cilët e vizituan këtë ishull për të qenë përpara gjithë të tjerëve në planet për të hyrë në vitin e ri 2019.
Menjëherë pas tij, fishekzjarret shpërthyen në nje spektakël magjik në Auckland të Zelandës së Re. Por më madhështori nga të gjithë si spektakli piroteknik, mbetet ai i Sydneit, në Australi.
