TIRANE

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, Partia Agrare Ambjentaliste apelon kryeministrin Rama të shtojë numrin e mësuesve dhe hapsirave të reja për klasat si strategjinë më të mira për të mbajtur shkollat hapur në kohë pandemie.

“Hapja sa më parë e shkollave argumentohet shkencërisht si domosdoshmëri për të shkurtuar kohën e fëmijëve nën streset psikologjike që krijon mbyllja e tyre si edhe për të reduktuar në maksimum sëmundjet mendore që krijon stresi aktual, sëmundje që dëmtojnë rëndë të ardhmen e fëmijëve dhe rrisin kostot për familjet e tyre dhe buxhetin e shtetit.

PAA qartëson se opsioni i vetëm që jep aktualisht Rama është shtimi i turneve të mësimit. Ky opsion është jo efikas dhe dëmton cilësinë e të mësuarit të nxënësve dhe vështirëson mbështetjen e prindërve për fëmijët e tyre.” citohet në deklaratë.

Deklarata e plotë:

Z. Rama deklaroni sipas shkollave aktuale sa mësues do të shtoni dhe sa sipërfaqe të re keni identifikuar për të rritur numrin e klasave? Në rast të kundërt çdo gjë që thoni është demagogji elektorale dhe pa përgjegjshmëri qeverisëse.

Mësoni nga qeveritë e përgjegjshme që po komunikojnë në publik se kanë rritur me disa mijëra mësues “armatën pedagogjike” në shërbim të hapjes dhe funksionimit të shkollave edhe gjatë pandemive.

Hapja sa më parë e shkollave argumentohet shkencërisht si domosdoshmëri për të shkurtuar kohën e fëmijëve nën streset psikologjike që krijon mbyllja e tyre si edhe për të reduktuar në maksimum sëmundjet mendore që krijon stresi aktual, sëmundje që dëmtojnë rëndë të ardhmen e fëmijëve dhe rrisin kostot për familjet e tyre dhe buxhetin e shtetit.

PAA qartëson se opsioni i vetëm që jep aktualisht Rama është shtimi i turneve të mësimit. Ky opsion është jo efikas dhe dëmton cilësinë e të mësuarit të nxënësve dhe vështirëson mbështetjen e prindërve për fëmijët e tyre.

Mësimet me turne mund të jenë një mundësi funksionale për nxënësit e shkollave të mesme, studentët e kolegjeve dhe universiteteve, por jo për fëmijët e arsimit parashkollor dhe 9 vjeçar. Në kushtet kur prindërit po i kthehen punës me kohë të plotë, funksionimi i arsimit parashkollor dhe atij 9 vjeçar është jetik.

Shumë vende europiane kanë deklaruar saktësisht se sa është numri i mësuesve që do të shtohen për të ulur numrin e nxënësve nëpër klasa si parakusht për të respektuar protokollet shëndetësore që garantojnë mirë funksionimin e përhershëm të shkollave në çdo rast pandemie.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: