Ish-anëtarja e Komitetit Qendror të PPSH, Vito Kapo, ka reaguar pas një nisme ligjore të qeverisë për heqjen e dekoratave.

E shoqja e Hysni Kapos thotë për ‘Sot’ se nuk e do një dekoratë të dhënë në fshehtësi.

“Ky është një vendim qesharak. Është një vendim sa për të qarë, edhe për të qeshur. Nuk mund t’ua mohosh sakrificën dhe meritën luftëtarëve për liri, atyre që rrezikuan jetën për lirinë e vendit. Kjo që po kërkon të bëjë PS dhe PD është absurde. Unë nuk e du dekoratën që m’u dha në fshehtësi. PS dhe PD, siç duket, paskan frikë nga lavdia e Luftës Antifashiste që bëri populli shqiptar. LANÇ është epopeja legjendare e popullit tonë dhe ne duhet të ndjehemi krenarë për sakrificën e të gjithë partizanëve, që sollën çlirimin e vendit”.

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: