ITALI

Vittorio Sgarbi, personalitet politik dhe i artit e kulturës në Itali ka rrëfyer për mediat italiane eksperiencën e frikshme që kaloi në Shqipëri.

Sgarbi tha për Canale5 se kaloi momente të frikshme, ndërsa notonte në det në jugun e Shqipërisë. “Ato që unë përjetova ishin momente paniku e frike. Unë rrezikova të mbytem, ndërsa bëja not pranë bregdetit në Palasës”, tregoi ai.

  • foto galeri

Në “Live – Non è la d’Urso”, Zgarbi rrëfeu dhe me detaje për ngjarjen që i ndodhi, ndërsa ishte në Shqipëri.

“Unë sot jam fatmirësisht gjallë. Dita nuk ishte e mirë dhe deti ishte me dallgë. Provova që të notoj në det. E vetmja që më ndoqi ishte vajza ime. Humba thuajse në thellësinë e detit. Brenda në ujë isha pa të brendshme e pa syze”, tregoi Zgarbi për prezantuesen italiane Barbara d’Urso.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb