Vizita e kreut të SPAK në Departamentin Amerikan të Shtetit ishte një nga temat e bisedës mes të Ngarkuarës me Punë Nancy VanHorn dhe Kryeprokurorit të Posaçëm Altin Dumani.
Ambasada e SHBA-së në Tiranë bëri të ditur se në takim u diskutua për punën e guximshme të SPAK dhe BKH në bashkëpunim me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit, për të luftuar krimin e organizuar, terrorizmin dhe trafikun e drogës.
E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn vlerësoi punën e guximshme të SPAK dhe BKH në bashkëpunim me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit për të luftuar krimin e organizuar, terrorizmin dhe trafikun e drogës.
“Shtetet e Bashkuara janë krenare që bashkëpunojnë me SPAK në përparësitë tona të përbashkëta për të goditur organizatat e rrezikshme kriminale ndërkombëtare që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë”, thuhet në mesazhin e shpërndarë në rrjetet sociale, ambasada amerikane në Tiranë.
Mesazhi i plotë i Ambasadës
E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Kryeprokurori i Posaçëm i SPAK, Altin Dumani, u takuan sot për të diskutuar punën e guximshme të SPAK dhe BKH në bashkëpunim me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit për të luftuar krimin e organizuar, terrorizmin dhe trafikun e drogës. Ata diskutuan gjithashtu edhe mbi takimet e fundit të Z. Dumani në Uashington me zyrtarë të Administratës Trump në Departamentin e Shtetit dhe në Departamentin e Drejtësisë. Shtetet e Bashkuara janë krenare që bashkëpunojnë me SPAK në përparësitë tona të përbashkëta për të goditur organizatat e rrezikshme kriminale ndërkombëtare që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë.
