Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur me “nderimet më të larta shtetërore” në aeroportin Brunei Darussalam.

Ajo tha se u ftua të shkonte atje nga Sulltani. Kjo është vizita e parë e kreut të shtetit në Azinë Juglindore.

“Pritja me nderimet më të larta shtetërore ushtarake në aeroportin e Brunei Darussalam, e ftuar nga Sulltani i Bruneit për vizitë shtetërore. Kjo është vizita e parë ndonjëherë e kreut të shtetit të Kosovës në këtë shtet mik të Azisë Juglindore. Faleminderit për mikpritjen! Terima Kasih! “, shkroi Osmani në Facebook, duke ndarë pamje nga pritja.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb