TIRANE-Pas zgjedhjes si President, në vitin 1992, Sali Berisha u prit në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush (i vjetri).
Fred Abrahams, autori i librit të sapobotuar “Shqipëria modern” ka postuar së fundmi në youtube një video prej 4 minutash të këtij takimi.
Presidenti Berisha shoqërohej në atë vizitë nga ministri i Jashtëm i asaj kohe, Alfred Serreqi dhe Eduard Selami.
Gjatë bisedës Presidenti Bush i fali Berishës një stilolaps me të cilin kishte firmosur një projektligj që synonte t’i jepte Shqipërisë statusin e vendit të preferuar në tregti.
(a.n/Panorama/BalkanWeb)
