Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka komentuar pjesëmarrjen e kryeministrit, Edi Rama në Uashington, në inaugurimin e Bordit të Paqes.

Salianji tha se nuk përbën lajm, pasi Rama ishte aty si përfaqësues i Shqipërisë. Ai shtoi se në këtë organizatë i ftuar ishte dhe presidenti autokrat i Bjellorusisë, Lukashenko.

Ervin Salianji: Pjesë e Bordit të Paqes është Shqipëria. Rama është përfaqësues i Shqipërisë. Është absolutisht pozitive që Shqipëria dhe Kosova të jenë në krah të SHBA-së, por edhe që SHBA-ja ka zgjedhur që Shqipëria dhe Kosova të jenë aleatë të shkëlqyer në rajon. Shqipëria dhe Kosova kanë qenë përherë aleate të SHBA-së. Nuk shoh ndonjë lajm.

Ftesa i drejtohet shtetit, presidenti ia përcolli te kryeministri. Ftesa ishte për Edi Ramën, por në Bordin e Paqes ishte për Presidentin. Nuk ka lajm këtu. Unë jam kundër kësaj narrative që ka pasur PD-ja, “do vijnë e ta marrin me helikopter”.

Ju mendoni se Trump e ka mendjen te Rama? Nuk kam as koment, as surprizë. Është si shumë krerë shtetesh të tjerë aty. Ka qenë i ftuar edhe Presidenti i Bjellorusisë. Kjo është një organizatë që nuk kontrollon nivelin e demokracisë; është një organizatë që kërkon të rindërtojë Gazën, por që duket se ka në plan të funksionojë si një bord që, kur nuk funksionon OKB-ja, do të jetë si OKB. / Quo Vadis

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb