TIRANË-Drejtoria e Policise se Shtetit ka bërë publike pasditen e sotme masat që do të merren me rastin e vizitës së Kryeministrit të Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Altin Qato theksoi se masat merren për të garantuar rendin dhe sigurinë.

Ai bëri me dije se do të angazhohen rreth 1300 efektive policie nga te cilat 80 forca RENEA. Gjithashtu Qato sqaroi se do të merren masa për kontrollin e kufirit. Ai bëri me dije se për të garantuar sigurinë publike do të ndalohet qarkullimi përkohësisht në disa akse rrugore ne Tirane dhe Durres.

“Burime nga Policia e Shtetit konfirmojnë se në axhendën e kryeministrit serb
në Shqipëri, është parashikuar edhe një darkë në qytetin e Durrësit.”- shkruan Panorama.

NJOFTIMI I PLOTE
Drejtoria e Policisë së Shtetit, me strukturat në vartësi të saj, ka marrë një sërë masash për të garantuar rendin publik , sigurinë dhe mbarëvajtien e aktiviteteve që do zhvillohen me rastin e vizitës së Kryeministrit të Republikës së Serbisë në Tiranë, më datat 27 e 28 Maj 2015, si dhe për të garantuar rendin e sigurinë në tërësi gjatë dy ditëve të zhvillimit të Samitit Ekonomik të Vjenës në Tiranë.

Në këtë kuadër, do të angazhohen, Strukturat Qendrore të Drejtorisë së Përgjithshme për Sigurinë Publike, Drejtorisë së Përgjithshme për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda, Drejtorisë së Përgjithshme për Kufirin dhe Migracionin, Drejtorisë së Antiterrorit, si dhe të Forcës së Posaçme Operacionale.

Në mbështetje të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë dhe Durrës do të angazhohen strukturat e Forcave Lëvizëse Operacionale, konkretisht nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë 160 punonjës policie, si dhe nga Forcat Speciale Renea 80 punonjës policie.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë do të angazhohen gjithsej 850 punonjës policie, nga Shqiponjat , Patrullat e Përgjithshme, SPZ, Policia Rrugore, Hetimi i Krimit, si dhe nga Operacionet Speciale.

Gjithsej vëtëm në Tiranë do të angazhohen në terren 1090 punonjës policie.

Ndërsa në teritorin e Qarkut Durrës do të angazhohen 220 punonjës policie.

Strukturat për Kufirin dhe Migracionin në nivel Qëndror dhe Rajonal kanë shtuar masat për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, si dhe për kontrollin e shtetasve në hyrje në të gjitha pikat e kalimit kufitar.

Gjithashtu Strukturat e Policisë së Shtetit po bashkëpunojnë dhe bashkërendojnë veprimet me Gardën e Republikës për të gjitha masat e sigurisë, me Shërbimin Informativ Shtetëror dhe Shërbimet e tjera Inteligjente për shkëmbimin e informacionit në kohë reale, si dhe me Ministrinë e Mbrojtjes, për monitorimin me helikopter të hapësirës ajrore të qytetit të Tiranës.

Përveç këtyre masave, theksojmë se nga Strukturat e Policisë së Shtetit janë marrë masat për të garantuar rendin dhe sigurinë publike në të gjithë teritorin e vendit.

Kërkojmë mirëkuptimin dhe mbështetjen e qytetarëve dhe të medias për të gjitha masat e marra nga Policia e Shtetit , në veçanti ato për ndalim-qarkullimin e përkohshëm të automjeteve në disa akse rrugore të Qarkut Tiranë dhe Durrës, të cilat janë bërë publike gjatë paradites së sotme në komunikimet tona me median.

AKSET QE DO TE BLLOKOHEN
Më datë 27-28 Maj 2015, Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë, për sigurimin e rendit dhe të qetësisë si dhe garantimin e sigurisë për zhvillimin e samitit si edhe të vizitës së Kryeministri të Serbisë janë ndërrmarë këto masa për bllokimin e disa segmenteve rrugore .

Sa sipër, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore :

Duke filluar nga ora 10.40 datë 27-28.Maj.2015, do të ketë kufizim deri në bllokim lëvizje në hyrje të autostradës. Segmentet rrugore ku nuk do të lejohet parkimi i mjeteve janë: nga “Ura e Elbasanit” , bulevardi “Zhan Dark”, bulevardi “Gjergj Fishta”, ekspozita “Shqipëria Sot”, ura “Vasil Shanto”, pallati me Shigjeta, “Unaza e Re” në drejtim të sheshit “Shqiponja”.

Gjithashtu nuk do të lejohet asnjë parkim duke filluar nga ora 2359 datës 26 Maj 2015 në akset rrugore si më poshtë vijon :

Nga rruga e “Rinasit”, në “Qaf Kashar”, sheshi “Shqiponja”, rruga “Dritan Hoxha” në të dyja senset (hyrje-dalje), rruga e “Durrësit”, sheshi “Skëndërbej”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Ismail Qemali”(nga radiotelevizioni në drejtim të liceut), rruga e Elbasanit deri te pallati i “Brigadave”
Nuk do të lejohet parkimi dhe qarkullimi i mjeteve në rrugën “Ismail Qemali” dhe “Donika Kastrioti”

Këshillohen qytetarët të evitojnë lëvizjen me mjete në këto rrugë, ose të përdorin rrugën e vjetër Ndroq.

Ndalohet qarkullimi i pjesshë dhe i përkohshëm të gjitha kategorive të mjeteve në këto segmente rrugore nga ora 10:40 deri në përfundim të aktivitetit.

(a.n/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: