Presidenti Ilir Meta ndodhet në një vizitë në Hungari, teksa ka marrë pjesë në ceremoninë solemne të përurimit të bustit të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Përtej takimeve zyrtare me krerët e shtetit hungarez, Meta ka shijuar edhe bukuritë e këtij vendi. Kreu i Shtetit Shqiptar publikon një video, ku shfaqet duke parë nga lart Lumin e Danubit, që është një mrekulli e krijuar nga natyra dhe përshkon plot 10 shtete të Evropës.

Përbri videos, Meta shkruan “Danubi, magjepsës dhe frymëzues!”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb