Evropa dhe Mbretëria e Bashkuar duhet të hapin shtigje të reja bashkëpunimi për t’u përballur me sfidat e mëdha të botës tha Presidenti francez Emmanuel Macron ndërsa mbërriti në Britani për një vizitë zyrtare tre-ditore .

“Ky është një moment i rëndësishëm për vendet tona, është gjithashtu një moment i rëndësishëm për Evropën tonë”, theksoi ai

Emmanuel Macron ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Brigitte . Kjo është vizita e parë zyrtare e një udhëheqësi evropian që nga Brexit.

Princi i Kurorës William dhe bashkëshortja e tij Kate pritën çiftin presidencial francez teksa zbritën nga avioni.  Çifti do të pritet më pas në Kështjellën Windsor nga Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla .

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb