Në përmbyllje të protestës së sotme të opozitës, nga selia blu, kreu i PD Sali Berisha, deklaroi se në vizitën e tij në Strasburg do të denoncojë vjedhjet e qeverisë, skandalet e AKSHI-t dhe aferat korruptive të zv/kryeministres Belinda Balluku.
Berisha tha se në Strasburg e njohin Ramën prej tij me titullin “djali” i Gadafit dhe ai do t’ja tregojë mbarë Evropës skandalet e qeverisë.
“Që të gjitha do ti raportoj në Strasburg, Belinda, Linda dhe Mirlinda do të jenë personazhet kryesore që do të rrethojnë Edi Ramën në Strasburg. Sigurisht, si do ja them unë atyre, do ja them të gjithë Evropës që kjo që ndodh këtu, nuk ndodh kund në botë. Vjedh e vjedh dhe tani bllokon heqjen e imunitetit. Me fjalimin e zi që ka mbajtur ai konsiderohet si djali i Gedafit”, tha Berisha.
Sali Berisha: Të gjitha atje, po ua them që këtu, Belinda, Linda dhe Mirlinda do jenë personazhe kryesore që do rrethojnë Ramën në Strasburg.
Sigurisht që do ua them unë atyre, do t’ua them të gjitihë Europës.
Se kjo që ndodh këtu, nuk ndodh kund në botë.
Ka vjedhur, vjedhur dhe vjedhur dhe tani bllokon heqjen e imunitetit.
Ai do jetë personazhi më i zi.
Le se aty, me fjalimin famëzi që ka mbajtur, ai konsiderohet si me qenë djali i Gadafit.
Jo, mos u çudisni.
Absolutisht po.
Dhe ua thashë edhe unë aty, dhe e duartrokitën kur ua thashë unë këtë.
Ai foli këtu, u thashë unë, si me qenë djali i Gadafit.
Tani ata e kanë të njohur siç është ky, dhe kësaj here unë e përshkruaj siç është.
