DURRËS

Policia e Durrës njofton se në 24 orët e fundit ka arrestuar 3 shtetas, njëri prej të cilëve ishte në kërkim.

Sipas policisë, dy prej të arrestuarve akuzohen për vjedhje, ndërsa tjetri për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Bien në prangat e Policisë 3 shtetas, 1 prej tyre i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin:

  1. H., 39 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, më datë 10.09.2020, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. M., 21 vjeç dhe D. M., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin, në lagjen nr.16, Durrës, i kanë vjedhur aparatin celular shtetasit M. K.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb