Një vjedhje ka ndodhur gjatë natës në lagjen 16 të qytetit. Sipas informacioneve paraprake, persona ende të paidentifikuar kanë thyer xhamat e një dyqani dhe kanë marrë rreth 1 milion lekë të vjetra, si edhe produkte të ndryshme dhe cigare.

Pas denoncimit, grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes. Efektivët po kryejnë kqyrjen e kamerave të sigurisë që ndodhen në zonë, ndërsa po mblidhen edhe prova materiale, përfshirë shenja gishtash, të cilat mund të ndihmojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të vjedhjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb