Kryeministria Edi Rama, në fjalën e mbajtur në Asamblenë e PS në njësinë nr.2 në Tiranë, i është përgjigjur indirekt akuzave të PD-së për rritje të nivelit të korrupsionit në 13 vitet e qeverisjes socialiste.
Rama tha se e refuzon këtë narrativë të opozitës pasi sipas tij, faktet flasin për rritje të ekonomisë dhe turizmit.
S’mund të çohet askush e të thotë me plot gojën është rritur korrupsioni dhe s’ka qenë kurrë korrupsioni si është sot. Kjo është gënjeshtër e madhe, se smund të rritej ekonomia, pagat dhe pensionet, të ardhurat në arkën e shtetit sic janë rritur. Po të ishte rritur korrupsioni nuk do të rritej numri i përfituesve nga garat publike të fondeve publike.
Edi Rama: dikur na kujtonin mua dhe Kujtim Qefalinë si turistë në Rinas, ne sot numërojmë vetëm pasaportat e huaja, vjet kemi numëruar 12 mln. Të gjitha këto janë fakte dhe s’mund të çohet askush e të thotë me plot gojën është rritur korrupsioni dhe s’ka qenë kurrë korrupsioni si është sot. Kjo është gënjeshtër e madhe, se smund të rritej ekonomia, pagat dhe pensionet, të ardhurat në arkën e shtetit sic janë rritur. Po të ishte rritur korrupsioni nuk do të rritej numri i përfituesve nga garat publike të fondeve publike. E refuzoj me neveri këtë narrativë që sdinë të thonë gjë tjetër vetëm vjedhje vjedhje, korrupsion korrupsion. Po të ishin të vërteta nuk do të ndodhnin ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur.
