Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, Strukturat e DVP Tiranë gjatë 24-orëve të fundit, kapi dhe ndaloi 5 shtetas, konkretisht:

-Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme kapën shtetasin Nikoll Deda, 70 vjeç dhe ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest me burg” që i kishte caktuar Gjykata e Tiranës, për veprat penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kapën dhe ndaluan shtetasin Klodjan Zanaj, 43 vjeç, pasi Gjykata e Apelit e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3 kapën dhe ndaluan shtetasin Ertjen Hysa, 26 vjeç, pasi Gjykata e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta’’.

Po këta specialistë në bashkëpunim me Seksionin e Kërkimit kapën dhe ndaluan shtetasin Fadil Muhameti, 62 vjeç, pasi Gjykata e ka dënuar me 4 muaj burgim për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5 kapën e ndaluan shtetasin Shpëtim Dulellari, 34 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb