TIRANË- Finalizohet operacioni policor “Catch 5”.
Pesë persona janë vënë në pranga për vepra të ndryshme penale. Sipas policisë, në pranga ka rënë një 26-vjeçar, pasi Gjykata e Apelit e ka dënuar me 5 vite burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Nga ky dënim i kanë mbetur për të vuajtur 2 vite, 1 muaj e 5 ditë burgim.
Nga policia është ndalur shtetasi I. G., 31 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 5 vite burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Nga ky dënim i kanë mbetur për të vuajtur 1 muaj e 8 ditë burgim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaluan shtetasin R. G., 39 vjeç, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Mashtrimi”.
Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kapën dhe ndaluan shtetasin E. G., 22 vjeç, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.
Nga policia u ndalua edhe shtetasi R. R., 38 vjeç, pasi Gjykata e ka dënuar me 20 ditë burgim për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Sakaq materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
