Është organizuar për herë të parë në Berat, Panairi “Kodikët e Retros”i cili ka tej mbushur Pedonalen e qytetit të Beratit, duke kthyer pas në kohë ata që janë në moshë dhe duke çuar në një botë të panjohur të rinjtë. Ekspozita me makina të viteve ’60-’70-’80 në Bulevardin Republika solli një fundjavë ndryshe në qytetin e Beratit, ku kushdo admiroi në detaje makinat e një epoke tjetër, duke bërë edhe foto pranë tyre.

Dhjetëra mjete historike kanë zbritur në Pedonalen e qytetit, duke krijuar një atmosferë magjike dhe duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve të shumtë e turistëve të huaj,që shquan nga afër koleksionin me mbi 50 automjeteve të prodhuara mbi 30 vite më parë dhe që nuk prodhohen më nga shtëpitë automobilistike.

Në panair ishin të ekspozuara automjete të përdorura nga forcat e policisë,mjete “Mercedes Benz” të prodhuara në Gjermani në vitin 1965 e që sot konsiderohen makina luksi, makinat e garave, makina “Volvo” Kabriolet, Xhipa e deri tek motorët Vespa.

Automjetet dhe motomjetet i përkasin një tjetër periudhe historike, ku teknologjia nuk kishte nisur vrullin e saj, por modelet unike, mjeshtëria e ndërtimit të tyre dhe historia i ka kthyer ato në vepra arti, aq të dëshiruara sot, jo vetëm për të apasionuarit pas këtyre mjeteve por edhe për koleksionistët dhe ndërtuesit artizanalë të këtyre modeleve.

Në këtë panair, qytetarët beratas mundën të argëtoheshin edhe me muzikë dhe plot surpriza të bukura.Në një kënd të veçantë,ku ishte vendosur punishtja e Targave Suvenir gjithkush mund të personalizonte targën e tij unike, ndërkohë që organizatorët kishin menduar edhe për fëmijët, të cilët u argëtuan me animatorët dhe personazhet e përrallave të preferuara që organizuan lojëra me ta. Ky event ishte edhe një mundësi e mirë për artizanët, që ekspozuan përgjatë bulevardit të qytetit produktet e tyre.

Egi Trokthi dhe Sibora Xhemali, organizatorët e këtij eventi, deklaruan se gjithçka është orgnazuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Retro Koleksionin shqiptar, DPSHTR-në dhe bashkinë Berat. Ata kanë konfirmuar se, pas Beratit ky event do të zhvendoset edhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Në mbrëmje festa u transferua në një tjetër shesh, tek Porta e Pashait, me muzikë që i përshtatej viteve retro. Një nga momentet më të bukura të festës në mbrëmje ishte performanca vizuale mbi lagjen “Mangalem” e Një mbi Një dritareve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb