Në kuadër të vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në Dayton me Delegacionin e Kongresit Amerikan, të kryesuar nga kongresisti Michael Turner, njëherësh udhëheqës i Delegacionit të SHBA-së në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Në takim morën pjesë edhe kongresistët Brett Guthrie, Linda Sanchez dhe Joe Wilson, me të cilët u diskutua për thellimin e bashkëpunimit strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, veçanërisht në fushat e sigurisë dhe zhvillimit ekonomik.

Presidentja Osmani vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme amerikane, duke e cilësuar jetike për rrugën euroatlantike të Kosovës.

“Kosova është thellësisht mirënjohëse për përkrahjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara – për sigurinë tonë, për demokracinë tonë dhe për rrugën tonë drejt integrimit euroatlantik”, tha Osmani pas takimit.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb