Dushan Vlahovic pasi nuk rinovoi me Fiorentinën, është rikthyer në shënjestrën e klubeve të mëdha në Evropë. Drejtuesit e klubit vjollcë u dorëzuan, por kërkojnë të përfitojnë diçka dhe janë gati ta shesin në janar.
Manchester City dhe Newcastle në Angli janë në pole position për të marrë shërbimet e sulmuesit serb, ndërsa nga Spanja është Atletico Madrid që është futur fuqishëm në garë. Megjithatë, Juventus është mjeshtre merkatoje kur është puna për futbollistët që kanë luajtur në Serie A.
Klubi bardhezi është konkret edhe në shifra. Agnelli synon ta sjellë lojtarin në Torino që në janar dhe në këtë kuadër ka një kontakt me menaxherin e Vlahovic. Dialogu ka nisur, të paktën 6 milionë euro neto në sezon për futbollistin dhe kontratë afatgjate me bonuse.
Presidenti i Fiorentinës, Commisso, nuk lëviz nga kërkesa për 60 milionë euro për të lënë të lirë xhevahiri i tij, të cilin ai u përpoq ta mbante deri në fund, por më pas iu desh t’i dorëzohej dëshirës së lojtarit për të mos rinovuar kontratën që skadon në qershor 2023.
Juve është gati të ofrojë 50-55 milionë euro dhe ndoshta ndonjë kompensim teknik për të arritur në shumën e kërkuar nga Fiorentina. Bardhezinjtë me siguri do të gjejnë mënyrën për të shkuar te kërkesa e klubit vjollcë dhe të marrin Vlahovic që në janar.
(BalkanWeb)
