Tekniku i Vllaznisë, Brdaric u ndal të fliste për News 24 pas barazimit pa gola ndaj Dinamos.

“Humbëm dy pikë në pjesën e parë dhe fituam një pikë në pjesën e dytë. Ky është futbolli. Kishim shanse më të mira se Dinamo, duhej të shënonim kur ishim në superioritet numerik. Duhet të tregohemi më të zgjuar. Ishte eksperiencë e bukur sot.

Pasi morën kartonin, Dinamo ushtroi presion ndaj arbitrit dhe nuk më pëlqeu kjo gjë. Duhet të shikojmë veten tonë, mund të bëjmë më mirë”- tha Brdaric.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb