Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini u shpreh i lumtur pas fitores 0-2 ndaj Partizanit.
“Dua t’i bëjë komplimente Partizanit dhe trajnerit Kërnaja, ia uroj me gjithë shpirt. Ndeshje e fortë dhe e dinim se do të vuanim. I kishim marrë masat mirë. Në këtë moment janë shumë të rëndësishëm pikët, se sa loja.
Sot kalova Gurishtën nga e djathta. Kisha qejf të mbaja lojën në ekuilibër, nuk doja të kaloja në aventurë. Normalisht, në pjesën e dytë kemi nxjerrë nga loja mbrojtës dhe futëm lojtarë ofensiv.
Edhe zëvendësimi i Bekim Balaj ishte i përgatitur. Gjithçka ishte përgatitur. Pasimet në thellësi na vendosën disis në vështirësi, por ishim në superioritet numerik.
Dua të vlerësoj tej mase portierin tonë, i cili priti 2 goditje vendimtare. Çfarë dëmtimi ka Pusi? Nuk jam doktor. Dua ta marrim vesh të gjithë që jam i veçantë”.
