Vllaznia vazhdon me rezultatet negative në kampionat, teksa barazoi 1-1 me Bylis në “Loro Boriçi”. Kallaku dërgoi në festë tifozërinë vendase me një eurogol në minutën e 39-të.

Shkodranët e mbyllën pjesën e parë në avantazh, ndërsa fraksioni i dytë do ishte mjaft i lumtur. Në brendësi të zonës, ishte Mustafa që ndëshkoi Vllazninë, më një gjuajtje nga brenda zonës.

Pavarësisht rasteve, rezultati mbeti i njëjtë deri në fund. Skuadra e Edi Martinit është në vendin e katërt me 26 pikë, ndërsa Bylis është e teta me 15 pikë deri tani.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb