Lojtari i Vllaznisë, Lirim Kastrati dha opinionin e tij pas fitores 2-0 ndaj Dinamos.

“Po mundohem të kthehem çdo ditë, po bëj stërvitje individuale dhe po ndjehem mirë. Jam i lumtur për tre pikët sot që i morëm. Rasti i humbur? Këto gabime i bëj gjithmonë dhe nuk mund të ndryshoj edhe pse mundohem në stërvitje që shumicën e kohës të gjuaj, por ku vjen dita e ndeshjes gjithmonë mundohem të pasoj. Më vjen keq që shpërdorova atë rastin me Muratajn por në anën tjetër me vjen mirë që ia pasova Kallakut dhe doli goli.

Mosaktivizmi i rregullt? Si çdo lojtar mërzitemi por e dimë se futbolli është i tillë, konkurrenca na bën më të fortë. Për fat janë kthyer të gjithë nga dëmtimet dhe jemi të gjithë të plotë. Jam shumë i lumtur që ndihmova ekipin me një asist dhe asgjë tjetër. Taktika ishte gjithë javës të fokusohemi më shumë në mbrojtje dhe detyra ime ishte vetëm të mbaja lojtarin e krahut, ishte fokusi që loja të luhej nga mbrojtësi i djathtë i Dinamos. Unë isha si i pestë dhe doli taktikë shumë e mirë nga trajneri” – tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb