Lojtari i Vllaznisë, Lirim Kastrati dha mendimin e tij para ndeshjes ndaj Tiranës.

“E kemi studiuar mirë kundërshtarin, jemi gati të gjithë për ndeshjen e nesërme. Gabimet që bëmë në Ballsh, nuk do ti bëjmë nesër. 3 pikët duam ti lemë në Shkodër. Tirana nuk do të ndryshojë shumë në sistemin e lojës, e rëndësishme është që ne të jemi gati dhe ta vazhdojmë me synimin tonë. I lusim tifozët shkodranë të vijnë sa më shumë nesër, për ne lojtarët është thjesht ndeshja e radhës.

Ky është futbolli që nuk luhet vetëm në letër, edhe Dinamo ska fituar asnjë ndeshje me Bylisin, nesër ne do marrim 3 pikët. Ishalla na ecën ashtu siç n aka ecur deri tani, unë jap maksimumin, e rëndësishme është të fitojë ekipi. Synimi im është të shënoj ndaj çdo skuadre dhe jo vetëm ndaj Tiranës, por nesër e rëndësishme është fitorja dhe jo kush shënon”, deklaroi Kastrati.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb