Numri një i stolit të Vllaznisë, Qatip Osmani iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në prag të sfidës së Kupës ndaj Egnatias.

“Është ndeshje shumë e rëndësishme, luhet për finalen e Kupës Nuk na vjen mirë për rezultatet e fundit, duhet të shohim përpara. I kemi bërë analizat, djemtë janë të gjithë të gatshëm për një rezultat pozitiv. Jemi të vetëdijshëm, si stafi dhe si lojtarët, që nuk mund të përsërisim gabimet që kemi bërë në ndeshjet e fundit.

Nuk besoj se me dy ndeshje prishet harmonia brenda ekipit, për këtë jam i sigurt, sepse ne jemi gjatë gjithë kohës me grupin. Thjesht në këto dy sfida kemi bërë disa gabime taktike.
Mendoj se sfida e parë nuk e vendos kualifikimin, kështu ndodhë shpesh, besoj se kualifikimi për në finale do të vendoset në ndeshjen e kthimit” – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: