Vllaznia ndërpreu bashkëpunimin me trajnerin Brdaric, pas zhgënjimit në finalen e “Final Four”. Shkodranët nuk duan të humbasin kohë dhe kanë nisur menjëherë nga puna për gjetjen e pasuesit.

Sipas Panorama Sport, ka dalë në skenë emri i Edi Martinit. Tekniku i njohur pëlqehet në Shkodër dhe shihet si njeriu i duhur për të rikthyer Vllazninë në majë.

Kujtojmë që nëse gjithccka finalizohet me sukses, bëhet fjalë për një rikthim, pasi Edi Martini ka udhëhequr skuadrën në sezonin 2009-2010.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb