Vajzat e Vllaznisë kanë mbërritur në Madrid, ku do të përballen me skuadrën e Realit në ndeshjet e grupit për Champions League. Pas dy humbjeve që kanë pësuar në shtëpi me Paris Saint Germain dhe Chelsean, kjo është ndeshja e fundit në fazën e grupeve.

Në një intervistë para ndeshjes, futbollistja Esi Lufo, e angazhuar edhe në Kombëtaren Shqiptare, shprehet se po e presin me padurim këtë ndeshje dhe pavrësisht se është e fundit, janë të motivuara maksimalisht dhe pretendonjë një rezultat pozitiv. E ka cilësuar një eksperiencë të mrekullueshme rrugëtimin e Vllaznisë në Champions League dhe uron që një performancë e tillë, të përsëritet edhe sezonin e ardhshëm.

Për futbollisten Matilda Gjergji ekipi është I ndërgjegjshëm për nivelin e lartë të skuadrës kundështare, por me mbështetjen e drejtuesve të ekipit, tifozerisë dhe sponsorëve, performanca në fushë pritet të jetë e lartë.

Pasditen e së mërkurës, futbollistet e Vllaznisë kanë zhvilluar një seancë stërvitore në stadiumin “Alfredo di Stefano”. Në konferencën para ndeshjes, besim te forma fizike e ekipit, shprehën edhe futbollistet Franja dhe Doçi.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb