Lojtari i Vllaznisë, Klinti Qato dha opinionin e tij para ndeshjes ndaj Tiranës.

“E kemi përgatitur mirë ndeshjen, grupi është i plotë se kemi pasur dëmtime dhe virozat e stinës, e dimë sa e rëndësishme është kjo ndeshje për Shkodrën. Kemi kualitetin për ta mbyllur si duhet këtë sezon, kemi mbështetjen nga presidenti, trajneri. Ftojmë tifozët shkodranë që të jetë stadium plot dhe mendoj që dalim fitimtarë nesër. Çdo fushë në Shqipëri është e vështirë për të marrë pikë, jemi të fokusuar maksimalisht, nuk i shohim komponentët nëse janë në vendet e para apo të fundit.

Çdo javë kampionati është e rëndësishme për të fituar dhe duhet të kthejmë kokën pas, ne do të luftojmë. Profesor Shehi ka bërë historinë me Tiranën, nuk mund të jap një mendim, ne shohim skuadrën tonë, do shohim çfarë udhëzimesh do të na japë trajneri ynë.Unë kur kam firmosur kam kënduar për çudi këngën “Hajde, hajde dhëndër në Shkodër “ dhe u bë realitet. Vllaznia është ambient i suksesshëm, kam gjetur vetveten këtu dhe mendoj të rri sa më gjatë”, e mbylli ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb