Tekniku i Vllaznisë, Edi Martini u shpreh i zhgënjyer pas disfatës 1-0 ndaj Flamurtarit.
“Na ndikoi gjendja fizike. 6 mungesa janë shumë. Ndeshja e fundit me 10 vetë për 50 minuta. Kishim mundësi edhe ne të shënonin. Por ky është futbolli. Më vjen keq për mënyrën se si u paraqit loja. Barazimi do të ishte më i drejtë. Ne fundin e pjesë se parë kemi luajtur me 4-3-3. Determinate ishte freskia fizike.
E vendos theksin te mungesat dhe freskia. Bismarku, Qato apo Drosi na bënin shumë punë. Ky është shkaku i humbjes. Edhe në këtë situatë mund të kishim barazuar, por ky është futbolli”.
