Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani u shpreh i lumtur pas suksesit 0-1 ndaj Teutës.
“Më gëzojnë pikët dhe loja, nuk është se bindëm shumë. Pas 0-1 patëm disa raste që nuk i shfrytëzuam por është nëj fitore shumë me rëndësi për ne për ecurinë e kampionatit.
Në disa momente u tërhoqëm shumë duke pritur kundërshtarin. Defansiva jonë ishte mirë, nuk lejuam shumë të depërtonin dhe jam i kënaqur përgjithësisht.
Rastet e shpërdoruara? 0-1 nuk është rezultat i sigurtë dhe donim golin e dytë pasi futbolli të dënon nëse nuk shfrytëzon rastet. U shprehëm nervoz në disa momente.
I kënaqur me lojën? Këtë ngarkesë rezultatesh e kemi patur edhe në lojën e sotme. Fitore e rëndësishme dhe qetësi në klub. Shpresojmë se në lojët e ardhshme do të jemi më stabil.
Egnatia e radhës? Për ne çdo lojë është test, kemi përballë një ekip pretendentë. E vështirë dhe e rëndë kundër një kundërshtari kualitativ.” – tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
