Gjatë ditëve të para të janarit u zbulua se klubi i Flamurtarit ishte futur në tratativa për të transferuar në Vlorë një futbollist mjaft të njohur italian, barezin Antonio Kasano. Edhe pse duket si lajm tepër i bujshëm për të qënë i vërtetë, vetë administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, e konfirmoi lajmin për “Panorama Sport”.
Megjithatë gjatë ditës së sotme mediat italiane kanë raportuar për dy oferta që Kasanos i kanë ardhur nga Kina, çka e bën asgjë më shumë se të pamundur transferimin në Kategorinë Superiore. Klubet e
Guangzhou R&F dhe Shandong Luneng i kanë ofruar sulmuesit të Sampdorias 8 milion euro në sezon për t’u bërë pjesë e tyre, një shifër që shkon sa 8-fishi i buxhetit vjetor të Flamurtarit.
(BalkanWeb)
